TËRHIQET NGA SHITJA NJËSIA NR.14-NSH ULPIANA OBJEKTI NË LIPJAN

Prishtinë    22/04/2024

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë nr.14-NSH Ulpiana Objekti në Lipjan. Ky aset ishte paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 65, e cila do të mbahet me datë 24 prill 2024, ndërsa tërheqja nga shitja është bërë me kërkesën e Komunës së Lipjanit.

 

Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 65 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 24 prill 2024 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.